Plas sherri në futbollin shqiptarë: trajneri zihet me grushta me portierin.

587

Trajneri i Devollit, Ardian Abazi është zënë me grushta me portierin e skuadrës, Daniel Lamellari.

Menjëherë pas këtij incidenti tekniku ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

“Panorama Sport” mëson se incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë një ndalese që skuadra kishte pasur për në Pogradec, teksa udhëtonte drejt Fierit për tu akomoduar për sfidën e sotme ndaj Albpetrolit.

Gjatë kohës që kishin qëndruar në Pogradec, portieri kishte pasur edhe konflikt me një të afërm të trajnerit dhe më pas është përfshirë edhe tekniku. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të skuadrës që situata të qetësohej.