Mënyra si flini tregon shumë për personalitetin tuaj.

604

Mjafton vetëm të na thoni si flini, për t’ju treguar më shumë për personalitetin tuaj.

1-Nëse flini duke i përthyer këmbët në njërën anë, atëherë ju jeni një person i qetë dhe i besueshëm. Nuk ofendoni askënd dhe nuk keni frikë nga e ardhmja. Ju buzëqeshni edhe kur keni probleme të mëdha, pasi mundoheni t’i merrni më të mirën jetës.

2-Ndërsa nëse flini në pozicionin e fetusit, atëherë keni nevojë për mbrojtje. Duke fjetur në këtë mënyrë ju përpiqeni të largoheni nga problemet më të cilat ballafaqoheni çdo ditë.

3- Nëse flini përmbys më këmbët larg njëra-tjetrës, atëherë ju jeni një lidër. Jeni njeri impulsiv dhe merrni iniciativa. Gjithashtu siguroheni që çdo gjë të jetë në vendin e vet sa i përket jetës suaj profesionale dhe personale. Ju me shumë gjasa preferoni të planifikoni çdo gjë paraprakisht dhe nuk jeni fans i suprizave.

4- Nëse flini në shpinë, atëherë ka shumë gjasa se ju jeni një njeri pozitiv që e doni jetën dhe përdorni çdo mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes. Shoqëria ju do shumë, edhe pse ndonjëherë jeni shumë kokëfortë dhe thoni të vërteta “të hidhura”. Njerëzit që flenë në këtë pozicion shpesh kanë personalitet shumë të fortë.

5- Nëse flini si një ushtar, atëherë ju jeni një person i rregullt dhe i dini qartazi qëllimet e jetës. Ju përpiqeni gjatë gjithë kohës që t’i arrini ato. Ju jeni paksa i rreptë, kërkues ndaj vetes në maksimum.

6- Nëse flini përmbys me njërën këmbë të ngritur paksa, atëherë shanset janë që ju keni një personalitet të paparashikueshëm dhe që tërhiqet nga aventurat. Juve ju ndryshon humori shumë shpejt dhe me këtë gjë i bëni konfuzë njerëzit rreth jush. Shumë shpesh e keni të vështirë të jeni vendimtar dhe të zgjidhni. Në tërësi në punë, por edhe në jetën personale, preferoni stabilitetin, paqen dhe qetësinë.