Festat po afrojnë! Zbuloni dhuratat që dëshiron çdo shenjë horoskopi

672

Atmosfera e festave është në ajër! Krishtlindjet po afrohen dhe duhet të filloni të mendoni për dhuratat që do u bëni të afërmve tuaj.

Nëse nuk e keni menduar ende se çfarë do t’i dhuroni njerëzve të dashur, atëherë astrologjia ju ndihmon ju ndihmon.

Dashi: Mund të festojë dhe pa i dhuruar një bluzë të re ose një veshje çfarëdo. Bëni mirë t’i dhuroni një biletë për koncertin e preferuar apo për një udhëtim. Dashit i pëlqejnë emocionet e vërteta.

Demi: Ka një shije të “shtrenjtë” por i pëlqejnë dhe detajet. Kështu që çdo dhuratë dhe e vogël do t’i pëlqejë.

Binjakët: Është një nga shenjat më të zgjuara dhe do t’i vlerësojë dhuratat të cilat janë inteligjente. Për shembull, një fjalëkryq apo një lojë që do të gjithë vëmendjen e tyre.

Gaforrja: Është një nga shenjat që thotë se ‘vetëm mendimi ka me të vërtetë rëndësi’. Mund t’i dhuroni çfarë të doni ju.

Luani: Ashtu si demi, edhe luani ka një shije të “shtrenjtë. Por nuk do të kënaqet me pak, ndaj filloni kurseni që tani.

Virgjëresha: Mendon se duhet t’i lexoni mendjen dhe me patjetër dhurata duhet të jetë ajo që virgjëresha ka menduar.

Peshorja: Dashuron çdo gjë luksoze, me shkëlqim, që bie në sy. Mendohuni mirë çfarë do t’i dhuroni që mos të zhgënjehet.

Akrepi: Është një nga shenjat më misterioze. Edhe dhuratën e do të papritur.

Shigjetari: Nuk do dhurata. Kalimi i kohës me njerëzit e dashur do të vlente më shumë se çdo gjë tjetër.

Bricjapi: Punon shumë për imazhin dhe vlerat që do të ketë për të patur suksese. Kështu që diçka që të reflektojë punën e tij/e saj do të ishte perfekte.

Ujori: Ka një shije shume të veçantë. Çdo gjë jashtë asaj që hyn në preferencat tuaja do të ishte ideale.

Peshqit: Nuk ka rëndësi çfarë i dhuroni. Në qoftë se vjen nga ju është thjesht perfekte.