Dalin detaje të reja/ Çfarë zbuluan Forcat Speciale në Elbasan

535

Policia ka zbardhur detaje të reja nga aksioni për arrestimin e Enver Çapjas dhe Naim Gjarrit, i kryer ditën e djeshme.

Blutë kanë bërë me dije, se gjatë kontrolleve në banesën e 38 vjeçarit, Gjarri, u gjet dhe u sekuestrua 1.5 kg lëndë plasëse, e lidhur me mekanizmin shpërthyes.

Ekspertët xhenierë kanë nisur menjëherë punën, pasi dyshohet se mina, e cila ishte e lidhur me një celular, do të përdorej në ndonjë atentat.

Objektivi i sulmit është ende i paidentifikuar, ndërkohë policia ka ngritur post blloqe në të gjithë qytetin.

Nga hetimet është zbuluar gjithashtu, se shtëpia e Gjarrit, përdorej si bazë municionesh. Brenda saj u gjetën gjithashtu dy armë zjarri pistoletë, municione të ndryshme luftarake dhe një sasi parash.

Gjatë këtij operacioni, përveç dy të arrestuarve, u shoqëruan edhe 8 persona të tjerë, të cilët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.