Policia kreh Elbasanin, shoqërohen pjestarë të fisit Çapja

411

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion për arrestimin e disa personave mesditën e kësaj të shtune.

Pas atentatit të një ditë më parë, ndaj Albert Alterziut, forcat e rendit të drejtuara nga Altin Qato kanë bërë kontrolle të imtësishme në disa zona të qytetit.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se janë shoqëruar 8 persona mes të cilëve 3 janë pjestarë të fisit Çapja.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy pistoleta dhe një minë më telekomandë.