Hazard: Nuk e meritoj “Topin e Artë”, për mua duhet ta fitojë…

446

Eden Hazard është futbollisti më i pavendosur, që mund të keni njohur ndonjëherë. Ai ndryshon mendje disa herë dhe kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për transferimin e tij te Real Madrid. Pak kohë më parë, Hazard ka përsëritur shpesh që është më i mirë në botë, por tashmë duket se nuk është i bindur për këtë.

Në një intervistë për median belge “RTBF” para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, 27-vjeçari është shprehur se nuk mendon se meriton të fitojë “Topin e Artë”. Sipas tij, edhe pse ka pasur një sezon të mirë, ka futbollistë të tjerë, që e meritojnë më shumë se ai këtë trofe.

“Kam pasur një sezon të mirë, por nuk mendoj se unë e meritoj “Topin e Artë. Ka lojtarë të tjerë që kanë bërë shumë më mirë se unë. Gjithsesi, për mua “Topi i Artë”, nuk ka qenë një qëllim më vete. Nëse një ditë unë do e fitoj, do ishte shumë mirë.  Por edhe nëse nuk e fitoj, atëherë nuk do ishte një problem”, u shpreh Hazard.

Ai e ka një të preferuar. Deri para pak kohësh, për të “Topin e Artë” e meritonte Luka Modriç, por ky mendim ka ndryshuar. Duke parë ecurinë e kroatit pas Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, Hazard mendon se 33-vjeçari është më pak favorit. Sipas tij, Kylian Mbappè ka bërë një perfomancë të jashtëzakonshme, aq sa për të merituar këtë trofe individual, pavarësisht moshës së tij të re.