Çfarë e bëri Metën të ndihet i penduar?

469

Presidenti Ilir Meta ka shprehur pendesë për marrëdhëniet e tij jo fort të mira me Sali Berishën, gjatë kohës kur ka qenë kryeministër.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, ku kreu i shtetit ishte i ftuar mbrëmjen e sotme, një nga pyetjet e intervistës “Pengjet e mia” e bërë nga Arjan Çani ishte: Ndoshta nuk duhet të kisha patur një raport aq të keq me Berishën kur isha kryeministër…

“I penduar”, u përgjigj kreu i shtetit, dhe më pas nisi të qeshë.