Dy javë i emëruar nga Rama, zv/ministri jep dorëheqjen

579

Vetëm 15 ditë pas emërimit në detyrë, Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.

Dorëheqja i është dorëzuar Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.

Ditën e emërimit në detyrë, në një intervistë për Ora News, Muka tha se duhet veting edhe në sistemin arsimor.