“Ju Flet Moska”: Hijet e intervistës antimafia të ambasadorit të BE

559

Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka analizuar intervistën e dhënë një ditë më parë të ambasadorit të BE, Luigi Soreca. Sipas Myftarajt, intervista kishte theks antimafia, referuar edhe punës si prokuror antimafie që ambasadori ka bërë në të kaluarën e tij.

Kastriot Myftaraj: Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë dje një intervistë ne Opinion, një intervistë që do ta cilësoja me theks antimafia. Soreca duke qenë se vetë ka qenë një prokuror antimafia në kaluarën e tij, ka pasur një theks antimafia në intervistë, që duket se është edhe theksi i misionit të tij.

Por, sic ndodh me misionet diplomatike, kanë edhe kufizimet e tyre. Diku mes këtij shtegu të vështirë janë të detyruar të ecin. Janë këto anët e errëta të misionit, ku ndërhyn politika ndërkombëtare.

Në të tilla kushte ndodhet edhe Italia, jo vetëm një diplomat italian në Shqipëri.

Ishte interesante ajo kur ky specialist,ekspert i luftës kundër mafias u shpreh për lidhjet e mafias kundër politikës.

Ambasadori: Pervoja ka treguar se mafia kontrollon territorin dhe duke kontrolluar territorin në një periudhë të caktuar historike…

Fevziu: Kontrollojnë me frikësim?

Ambasadori: Me frikësim, me veprimtari kriminale … është edhe çështje historike dhe kulturore, që nuk kemi kohë ta cekim, por duke kontrolluar territorin ka edhe aftësinë për të kontrolluar votat dhe votat janë asetet për të cilat interesohen politikanët. Pra, është e qartë që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe delikate dhe këtë duhet t’ua lëmë prokurorëve, gjykatësve që të vlerësojnë ata se ku ndodh kjo. Por është e qartë se lidhja kalon nepermjet aftësisë për të influencuar voten.

Lidhja e politikës me mafian ka të bëjë me aftësinë për të influencuar votën e qytetarëve në zgjedhje. Në mënyrë që mafia e kompenson politikën me atë pjesë të votës që nuk e kanë dhe këta i lejojnë mafies të nxjerrë përfitimet. Është një lidhje kriminale.

Kuptohet humbja e PD në 2013, pas 8 vjetësh në pushtet, por nuk kuptohet fitorja e PS të Ramës pasi bëri aleancë me LSI e Ilir Metës, për shkak të të cilit thirri njerëzit në protestën e 21 janarit.

Rezultate të tilla nuk kuptohen. Nuk kuptohet se kryeministri thotë me kaq siguri se në mes të mandatit të dytë do marrëe dhe mandatin e tretë, kur nuk shpjegon çfarë ka bërë kaq të vecantë në dy mandatet e para.

Për të luftuar lidhjen me mafian, ambasadori BE thotë se qeveria shqiptare ka thënë që të bëhet dicka e ngjashme me ligjin 41 bis.

Ambasadori: Kjo është pjesë e historisë tashmë. Janë anëtarët e Cosa Nostra-s në Sicili që tani janë dënuar të gjithë dhe po kalojnë dënimin e përjetshëm në Itali falë një dispozite, neni i famshëm 41bis, të cilin e ka hedhur në tryezëqeveria shqiptare.

Fevziu: Për disa njerëz neni 41 është shumë i çuditshëm, për të tjerë është e vetmja mënyrë për të dënuar kriminelët. Cili është mendimi juaj për 41 bis? Më falni, po shpjegoja 41 bis.

Ambasadori: Edhe një herë, përvoja ka treguar, dhe unë përvojë kam, se neni 41bis, ka qenë, mes mjeteve të tjera, një element thelbësor për të ndërprerë komunikimin ndërmjet atyre që ishin ende bosë brenda burgjeve dhe atyre që ishin jashtë. Duke e bërë këtë, njerëz si Toto Riina, apo të tjerë, u izoluan plotësisht dhe nuk kanë mundur më t’u komunikonin urdhra, apo strategji, njerëzve jashtë.

Ambasadori Soreca e di shumë mirë se neni 41bis ka ardhur si pako bashkë për atë burgimin e vështirë, ka ardhur dhe 416bis që është bashkëpunim i llojit mafioz. Ne na duhet ky nen. Ne bëjmë ligjin për sekuestrimin e pasurive të mafiozëve, por nuk bëjmë një nen të ngjashëm me 416 bis, atëherë kjo bëhet për të mbrojtur politikanët.

Pse në Shqipëri duhet të vijnë të ndara. Këto bëhen në interes të politikanëve. Më mirë se kushdo e kupton ambasadori sepse është eksperti i fushës.