Giuseppe Marotta tek Interi? Jepet përgjigja përfundimtare

520

Giuseppe Marotta përfundimisht do të bëhet pjesë e projektit të Interit.
Nuk dihet vetëm koha e saktë se kur ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit do të fillojë detyrën e tij të re te klubi por sipas atyre që raporton Gazzetta dello Sport, Marotta mund të jetë zyrtarisht i Interit brenda tre javëve.
Mbetet për t’u përcaktuar tashmë se cili do të jetë roli i ri i Marottës te Interi duke marrë parasysh faktin që drejtori gjeneral Antonello do të qëndrojë në klub. Gjasat janë që Marotta të jetë drejtor për anën sportive dhe të bashkëpunojë me drejtorin sportiv Piero Ausilio.
Pas tre javësh Marotta mund të ketë edhe ndeshjen e parë si drejtues i Interit dhe mund të jetë pikërisht super sfida ndaj Juventusit.