Teatri në Gjirokastër/ Kryebashkiakja vë me ‘shpatulla pas murit’ Kumbaron

478

Mungesa e sistemit të ngrohjes dhe ajrimit të sallës kryesore në Teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër vështirëson punën dhe qëndrimin e publikut në muajt e ftohtë dhe të nxehtë.

Kjo i është vënë në dukje para të gjithëve ditën e sotme ministres së Kulturës Mirela Kumbaro nga kryetarja e bashkisë Zamira Rami.

Rami i ka thënë para gjithë spektatorëve në sallë:

Shpresojmë që takimin e radhës teatral ta kemi në këtë teatër me rikonstruksion të godinës, të paktën me ngrohje të teatrit. Sepse vijmë dhe kemi parë që ky teatër i ka hapur dyert dhe ka qenë plot këto kohët e fundit. Por kemi një dimër përpara dhe që të marrësh emocione duhet që të kesh disa standarte dhe disa kushte, dhe besoj jemi bashkë Mirelë që ky investim është i domosdoshëm. Ndaj do të bëj një kërkesë publike në mënyrë që së bashku në vitin që vjen, t’ia kërkojmë qevrisë shqiptare këtë investim.”

Kjo kërkesë e ka gjetur të papërgatitur Kumbaron e cila ka ulur sytë poshtë në skenën e teatrit dhe nuk foli asnjë fjalë, teksa kryebashkiakja gjirokastrite e vendosi me shpatulla për muri.