Për një gjumë të qetë dhe të gjatë, duhet të pini…

501

Uji është një prej elementëve që ndikon në cilësinë e gjumit te njerëzit.

Ky përfundim ka dalë nga një studim i kryer së fundmi nga akademikë në Penn State University të Pensilvanisë.

Shumë njerëz nuk flenë sa duhet dhe ky studim pohon që një njeri i moshës mesatare fle vetëm gjashtë orë gjatë natës.

Arsyet për netët pa gjumë variojnë, me raste janë të lidhura dhe me probleme të fshehta psikologjike, por sërish në studim thuhet se kjo ka të bëjë edhe me mos konsumim të mjaftueshëm të ujit para gjumit.

Akademikët në Penn State University të Pennsylvanias , pas studimit që përfshiu më shumë se 20 mijë të rritur në Kinë dhe SHBA, ku të gjithëve iu ishin analizuar shprehitë e gjumit dhe urina, dolën në përfundimin se lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe ujit kanë të bëjnë me një hormon në turp të quajtur “vasopressin”, dhe që lirohet më shpejt dhe më shpesh në ciklin e gjumit.