Kaos në Tiranë, digjen goma e iu vihet flaka kazanëve/VIDEO

399

Banorë të Unazës së Re në kryeqytet vijojnë protestën ndaj projektit të zgjerimit të “Unazës së Madhe”.

Këtë të martë ato janë vendosur në zonën e “Unazës së Re”, disa metra nga mbikalimi duke bllokuar të dyja anët e rrugës kryesorë. Ata i kane vunë flakën kazanëve dhe gomave të vendosur në mes të rrugës.

Në pankartat që ato mbanin në duar shkruhej “Poshtë hajdutët; “duam shtëpitë tona”; “dy duar për një kokë”, “kryeministër ku je fshehur”; “poshtë diktatura”.

Banorët janë shprehur të revoltuar ndaj fjalimit të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që mbajti më herët gjatë fjalës në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku theksoi se projekti nuk anullohet.

Gjithashtu në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

https://www.facebook.com/142793865442/posts/10155592900920443/