Pastrimi i liqenit, Japonia dhuron pajisje qe nuk ndotin ambientin

583

Pastrimi i Parkut të Liqenit në Kryeqytet do të behet me makineri automatike dhe qe nuk e ndotin mjedisin.

Erion Veliaj i shoqëruar nga ambasadori Japonez në vendin tonë, theksoi se gjithkush duhet të ndiej përgjegjësi për të mbrojtur mjedisin.

“Sot jemi në një situatë ku Tirana është më e pastër. I vetmi burim i ndotjes janë makinat. Tirana nuk ka fabrika, as oxhaqe, as uzina, do të thotë që nuk kemi ndotje industriale. E vetmja ndotje që vjen në Tiranë është nga tymi i makinave. Ftesa për qytetarët është të përdorim biçikletën, të ecim në këmbë, kështu heqim peshë, ulim shpenzimet dhe ndotjen e qytetit. Është e vetmja mënyrë! Qytete shumë më të zhvilluara e më të pasura se ne i kanë lënë makinat, jo se s’kanë para t’i blejnë ato, por se kanë vendosur se nuk ia vlen të helmohen fëmijët për distanca që fare mirë mund të bëhen me këmbë”,

Pajisjet të cilat i janë dorëzuar Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, janë mundësuar me mbështetjen e ambasadës japoneze në tiranë.

Ambasadori Makoto Ito theksoi se donacioni do të kontribuojë në mirëmbajtjen e Parkut të Liqenit, ndërsa vlerësoi edhe ndryshimin që ka pësuar Tirana në vitet e fundit.