Merr 100 mijë euro në javë, portieri i Barcelonës fotografohet duke udhëtuar me metro (Foto)

411

Imazhi i Marc-Andre ter Stegen, portieri i Barcelonës, që udhëton me metronë e qytetit katalanas është bërë diçka normale.

Edhe pse paguhet me 100 mijë euro në javë, Ter Stegen bën një jetë normale në Barcelonë dhe jeton në lagjen Gracia.

Portieri gjerman është i rregullt në zonë dhe po, një i pasur me këmbë në tokë.

Së fundmi Ter Stegel është fotografuar në një metro të periferisë së Barcelonës teksa shkon në stërvitjen e ekipit, ndërsa më parë e ka përdorur transportin publik për të shkuar tek berberi.