Kanosi bashkëshorten me thikë, arrestohet 68 vjeçari

450

Një 68-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ushtroi dhunë dhe kanosi bashkëshorten me thikë.

Shtetasi I arrestuar është:

– Harun Doda , 68 vjeç, banues në Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe gjatë konfliktit ka nxjerrë mjet prerës (thikë) dhe e ka kanosur se do ta godiste bashkëshorten e tij , shtetasen M.D., 46 vjeçe.

Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin, Aleksandër Petroshi, 51 vjeç, banues në fshatin Shelcan, Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. P., 76 vjeç.