‘Nuk mbaron me kaq’/ Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ç’pritet të ndodhë?

484

Kuvendi ka lajmëruar sot seancë të jashtëzakonshme. Punimet e seancës plenare nisin në orën 10:00 dhe pritet që të miratohet dekreti i shkarkimit të Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ndërkaq, ditën e djeshme pas mbledhjes së grupit të PS u bë me dije se Sandër Lleshi do të marrë postin e zv.ministrit të Brendshëm, pasi Presidenti Meta nuk e dekretoi këtë të fundit.

Kujtojmë që Rama tha se kjo nuk mbaron me kaq.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”- deklaroi Rama ditën e djeshme.