Lajmi i Fundit / Policia Shqiptare arreston një Serbe në kufi

597

Policia e Shkodres njoftoinse në pikën kufitare Muriqan

Ka ndaluar një shtetase Serbe

Njoftimini Policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Nga shërbimet e policisë kufitare në P. K. K. Muriqan u ndalua shtetësia e shpallur në kërkim:

Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.

Ndalimi i saj u bë pasi në PKK, Muriqan, në dalje nga R.Sh, u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim eksdradimi në shtetin e Serbisë.