Kush nuk pi alkool, më i rrezikuar nga sëmundjet si çmenduria.

482

Ata të cilët nuk pinë fare alkool gjatë moshës së mesme janë më të rrezikuar të zhvillojnë demencën sesa ata që pinë alkool në sasi të moderuar.

Ky është përfundimi i çuditshëm që kanë arritur shkencëtarët. Hulumtuesit kanë zbuluar se ‘abstenimi nga alkooli’ është ndërlidhur me 45% rritje të shanseve për t’u sëmurë nga demenca në moshë të vjetër, krahasuar me ata të cilët kanë pirë me sasi të kufizuar – rreth një shishe e gjysmë verë në javë.

Por kujdes! Edhe ata të cilët kanë pirë më shumë sesa sasia e rekomanduar kanë qenë po ashtu të rrezikuar nga zhvillimi i demencës. Konsumimi i tepërt i alkoolit, por edhe mos konsumimi fare janë thuajse njësoj të rrezikshme.

Gjithashtu studiuesit kanë vlerësuar se ata që nuk konsumojnë fare alkool janë më të rrezikuar nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.