Ja pse mbeteni pa para në fundit të muajit.

482

Pothuajse të gjithëve prej nesh na ndodh që në fund të muajit të mbetemi pa para. Nuk është vetëm paga e vogël por edhe arsye të tjera.

Këto tri gabime të zakonshme në buxhetin e shtëpisë ju hedhin në mënyrë të pavetëdijshme në minus dhe lehtësisht mund t’i shmangni ato:

Nuk llogaritni faturat

Shumë fatura ose paralajmërime në fund të muajit janë surprizë e pakëndshme për ju? Arsyeja: Ju mund të keni blerë diçka në rata ose keni porositur në internet, dhe tani duhet t’i paguani.

Nuk keni shpenzime nën kontroll

Fatura e sigurimit të makinës, telefonit celular, energjia elektrike, uji, bileta mujore – ju të gjitha këto duhet t’i paguani rregullisht. Ne jemi të vetëdijshëm se në fillim të muajit duhet të rezervojmë një shumë të caktuar parash për shpenzimet e rregullta – dhe prapë befasohemi kur kemi ardhur në “një llogari të papritur.”

Shpenzoni për gjëra të panevojshme

A keni hedhur një grumbull ushqimesh “të vjetra” jashtë frigoriferit për fundjavë? Apo keni pasur ndonjëherë tri pije pas punës dhe dy kafe më shumë gjatë orarit? Shpesh, në mënyrë magjike paratë nga zhduken nga portofoli – dhe nuk mendojmë se vetë ne jemi përgjegjës për shpenzime.