Ermal Meta, shqiptari ambasador i MTV në Itali

546

Mbrëmjen e së dielës është zhvilluar dhe nata gala e ndarjes së çmimeve muzikore MTV EMAs, ku mes të pranishmëve ai që kaloi në tapetin e kuq ishte dhe shqiptari Ermal Meta.

Përveç tij mes artistëve të njohur që ishin të pranishëm, ra në sy Bebe Rexha dhe Dua Lipa e cila fitoi një çmim. Por dy këngëtaret me famë botërore nuk ishin shqiptaret e vetme në mbrëmjen e veçantë.

Meta ishte ambasador i MTV Itali së bashku me Yuri Gordon, i cili parakaloi në tapetin e kuq i veshur me një kostum nga Dolce & Gabbana.