Celulari 5G që do të shkarkojë filmat brenda pak sekondave.

410

Apple ka në plan që të xjerrë celularin e parë të tij 5G në vitin 2020, me ndihmën e Intel-it.

Në një kohë që pajisjet Android do t’i nxjerrin celularët 5G vitin e ardhshëm, Apple ka vendosur që të presë derisa teknologjia të “piqet”.

Celularët super të shpejtë në lidhjen internet premtojnë që të shkarkojnë me një shpejtësi 10-20 herë më të lartë sesa celularët e sotëm që janë 3G dhe 4G. Kjo do të thotë që filmat në formatin 4K do të shkarkohen brenda pak sekondash.

Apple planifikon që të përdorë çipat modem të Intel-it për të rritur shpejtësinë dhe eficencën, por këto modeme mbinxehen dhe kjo ndikon në baterinë dhe performancën e celularit.

Duhet të presim vitin 2020 për të parë nëse celularët 5G të Apple do të jenë në lartësinë e duhur.