Alarm, 250 fëmijë dhe adoleshentë vetëvriten çdo vit

521

Alarm vetëvrasjesh mes fëmijëve dhe adoleshentëve në Japoni. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimin për vitin 2016-2017 janë vetëvrarë plot 250 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme.

Sipas BBC, ky numër është pesë herë më i lartë se sa një vit më parë dhe më i larti që prej vitit 1986.

Mes arsyeve kryesore të vetëvrasjeve janë problemet në familje, frika për të ardhmen dhe bulizmi.

Shumica e fëmijëve që kanë bërë vetëvrasje kanë qenë kryesisht nxënës të shkollave të mesme.