Sabri Fejzullahu i habit të gjithë, tregon se për çfarë ka studiuar

500

Sabri Fejzullahu është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët. Prej vitesh në skenë ai ka fituar zemrat e publikut.

Së fundmi Fejzullahu ka qenë i ftuar në ‘Prive’ dhe ka zbuluar një detaj që i ka habitur të gjithë fansat lidhur me arsimimin e tij.

“Shumë pak njerëz e dinë që unë kam përfunduar arsimin e mesëm në shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë, në degën e blegtorisë. Sepse në atë kohë ka qenë me shumë rëndësi të siguroje bukën e gojës me këto profesione”,-tha këngëtari.