Dikush e dëgjoi thirrjen e shqiptarëve për ta lidhur Edi Ramën

439

Jo vetëm bota e medias, analistë dhe gazetarë, por edhe shqiptarët kishin kohë që kërkonin që dikush ta lidhë të tërbuarin e pushtetit, kryeministrinë vendit, Edi Ramën.
“Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën….” E mbyllte pak kohë më parë analizën e tij Ylli Rakipi.

Kjo ishte edhe dëshira atyre 20 mijë familjeve të varfra që u hoqën me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike.
Lidhja apo prangosja e Ramës ishte edhe dëshira e kuksjanëve dhe shqiptarëve që u detyruan të paguajnë taksat e majme për kalimin në Rrugën e Kombit.
Që prej muajit maj një thirrje për të lidhur Ramën e kanë lëshuar çdo natë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Dëshira ka qenë edhe e qindra mijëra shqiptarëve që në këto 5 vite kërkojnë që dikush ta lidhë kryeministrin arrogant që forcën e kartonit e shet për reformë.
E sot, ai dikush është gjendur, Shqipëria dhe shqiptarët kanë ende një shpresë që pas “vdekjes” së Gjykatës Kushtetuese, Kreu i Shtetit e dha shenjën se ai mund ta lidhë këtë kryeministër arrogant.