Tragjedi lumi merr përpara 9 familjarë

523

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në një lagje në Palermo të Italisë ku nëntë persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë gjetur vdekjen.

Në shtëpi ishin familjarët dhe disa të afërm që po kalonin mbrëmjen së bashku. Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan pasi dolën për të blerë ëmbëlsira.

Një person i tretë jashtë shtëpisë dha alarmin me telefonin që kishte teksa kishte hipur në një pemë pasi shtëpia u zhyt në ujë. Viktimat u mbytën shumë shpejt pasi sasia e madhe e ujit hipi deri në tavanin e banesës.