Mbytet peshkarexha në Vlorë, trageti shpëton katër peshkatarët

462

Një peshkarexhë është mbytur në qytetin bregdetar të Vlorës, duke rrezikuar jetën e katër personave.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele mjeti lundrues peshkimi “Vasili LN” rrezikoi të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Sipas informacioneve bëhet me dije se menjëherë janë njoftuar shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Ndërkohë shpëtimi i 4 shtetasve me iniciale K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç, është bërë nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani.

Ndërkohë grupi i peshkatarëve pjesë e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”, bëhet me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.