Whatsapp sjell risinë e shumëpritur për përdoruesit

464

Ajo që i ka shqetësuar gjithmonë njerëzit është ruajtja e privatësisë, sidomos në Whatsapp. Por tashmë kjo pjesë nuk do të jetë më një problem për ju.

Platforma më e madhe e mesazheve, Whatsapp do të vijë shumë shpejt me një opsion të ri, që u mundëson të gjithë përdoruesve që aplikacioni ta hapin vetëm me anë të prekjes së gishtit, ose me Face ID.

Por kjo e fundit do të jetë e disponueshme vetëm për ata që zotërojnë një iPhone X, Xr, Xs apo Xs Max.