SKANDAL/Mjekët nën presion për check up, detyrim në kontratë për ti shërbyer konçesionarit

455

Ministria e Shëndetësisë ligjëron detyrimin e mjekeve ne funksion te kompanisë koncesionare te check up. Vizion Plus ka zbuluar se ne kontratën e punës se çdo mjeku te familjes, nje nen i veçante i dedikohet vetëm check up.

Ne kete kontrate te siguruar me mbështetjen e mjekeve te familjes, ne 7 pikat e nenit numër 5, mjekeve u ngarkohen detyra te cilat duhet ti bejne punonjësit e kompanisë koncesionare. Sipas kontratës, mjeket e familjes duhet te evidentojnë shtetasit mbi 35 vjeç, ti lajmërojnë per te kryer check up, te analizojnë rezultatin e përgjigjeve dhe ti hedhin me pas ne sistem.

Edhe me flagrante është pika e fundit ku mjeket e familjes duhet te mbajnë përgjegjësi per planin apo targetin ditor e mujor te përcaktuar.

Kjo mjeke ne nje nga qendrat shëndetësore te Tiranës tregon se i duhet te realizoje 31 check up ne muaj, ne te kundërt i mbahen nga paga një sasi lekësh.

Per shkak te rrezikut për pushimin nga puna jemi detyruar te mos bëjmë publike identitetin e mjekes.

E ndërsa Ministria e Shëndetësisë hesht për kete skandal te radhës, Vizion Plus do te sjelle te tjera denoncime te mjekeve dhe pacienteve ne lidhje me abuzimet qe bëhen per pasurimin e kompanisë qe kryen check up.