“Ishte diçka e organizuar”, Fatos Klosi zbulon se çfarë fshihet pas vrasjes së ekstremistit grek

641

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi bëri me dije synimet e Kostandin Kaçifas dhe të tjerëve në fshatin Bularat.

“Është diçka e organizuar dhe unë mendoj se është bërë meqë ishte festa kombëtare e Greqisë sepse në atë festë merrte pjesë shtypi. Ishte vendi që ngjarja të bënte bujë.

Mbase nuk e kishte parashikuar se do të vritej. Filozofia e grupeve terroriste nuk është që ata me armë do fitojë çështja e tyre se natyrisht janë pak kundër shteteve.

Gjithë çështja e tyre është të tërheqin vëmendjen. Unë them se atje ishte mjedis më i përshtatshëm se ishte një ministër grek, autoritetet shqiptare dhe sigurisht do të bënte më shumë zhurmë” tha Klosi në 360 gradë.