Stilisti shqiptar na prezanton për herë të parë me fytyrë vogëlushen e tij.

523

Mjafton t’u përmendet emri dhe për ta shkruajnë mediat e ndryshme në Kosovë e Shqipëri. Sepse ata flasin përmes punës, veprimtarisë dhe imazhit që kanë ndërtuar ndër vite. Fakti që u bënë prindër për herë të parë vetëm para pak muajsh, gjithsesi nuk i ka spostuar nga angazhimet e tyre profesionale, ama nëse ka pasur diçka që kanë dashur ta ruajnë me fanatizëm, ajo ka qenë imazhi i Bella-s, vogëlushes së tyre.

Të paktën, këtë zotim e kanë mbajtur deri dje, sepse vetëm pak orë më parë ka qenë vetë stilisti i famshëm Valdrin Sahiti, ai që përmes videosh të ndryshme të postuara në instastory ka treguar disa momente nga lodrat e argëtimit të së bijës, e bashkë me të zbuloi edhe portretin e saj.

Nuk është se mundemi ta dallojmë 100% tiparet e qarta të së vogolës, por që ajo është gjëja më e bukur e më e ëmbël që do të shihni sot, kjo është e sigurt!