Rrëqethëse fjalët e nënës së ekstremistit grek.

498

Mes lotësh e rënkimesh, duke gjetur forcën për të folur, nëna e 35-vjeçarit që u vra dje nga RENEA në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri mes palëve, thotë se tashmë nuk e do më jetën.

Vrasja e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA ka pikëlluar familjarët e tij përtej çdo ndjenje dhe veshje patriotike.

Mes lotësh nëna e të ndjeri është shprehur: “Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim.”

Janë mediat greke që i kanë marrë një prononcim telefonik nënës së Kacifas, e cila nuk ka mundur të flasë gjatë për shkak të dhimbjes dhe lotëve që nuk i pushonin.

Ndërsa gazeta Protothema, shkruan se dy motrat e viktimës që jetojnë prej vitesh në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për t’i qëndruar pranë nënës së tyre.

Nëna e ekstremistit grek nuk ishte në dijeni se djali i saj kishte humbur jetën, por kur ka policinë shqiptare të armatosur që shkoi në shtëpinë e saj, ka shpërthyer me ngashërim në të qara duke kuptuar tashmë se djali i saj nuk ishte më në jetë.

Kostandinos Kacifas u vra nga forcat speciale RENEA pas disa orëve shkëmbim zjarri. Fillimisht 35-vjeçari qëlloi me armë në ajët në qendrën e fshatit Bularat ku mbahej një ceremoni për festën e Greqisë,  ndërsa më tej lëshoi breshëri kallshnikovi ndaj policisë, pa shkaktuar të lënduar.