8 gjërat që meshkujt i admirojnë te vajzat por nuk i thonë!

497

Një pjesë e mirë e djemve nuk janë romantikë, por kanë disa gjëra të cilat i bëjnë pa dijeninë e vajzave. Ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë këtyre gjërave të vogla.

1. Aroma. Meshkujt e adhurojnë aromën e partneres së tyre, edhe pse shpeshherë nuk e thonë këtë. Aroma karakteristike, e pavarur nga parfumi, era e shampos apo produkteve të tjera, te femrat, është një detaj që gjithmonë i josh meshkujt dhe i bën ata më shumë për vete.

2. Flokët e lagur. Edhe flokët e lagur, për meshkujt janë element joshës, sepse i çon ata të fantazojnë dhe të synojnë më shumë në dhomën e gjumit. Freskia dhe pastërtia që vjen nga dushi është një detaj që i nxit të mendojnë gjëra më të bukura.

3. Këmishët dhe bluzat e gjera. Vajzat që veshin bluza të gjera apo këmishët e tyre janë të adhuruara nga meshkujt. Gjatë natës që kalojnë me ta, kjo mënyrë veshjeje është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen.

5. Frymëmarrja. Kur femrat marrin frymë afër tyre, meshkujt janë në qiellin e shtatë. Shumë njerëz, këtë detaj e kanë bezdi, madje kanë edhe vështirësi për të fjetur, por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe tërheqëse.

6. Përqafimet në shtrat. Duket paska e çuditshme, nisur nga fakti që meshkujt duan të shkojnë “në thela” kur është fjala për dhomën e gjumit, por përqafimet në shtrat ata i cilësojnë mjaft intime.

7. Lodrat në shtrat. Shumica e femrave mendon se “çmenduritë” në shtrat do t’i bëjnë meshkujt t’i paragjykojnë, por rezulton krejt e kundërta, sipas revistaclass. Meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe i mirëpresin gjithmonë gjërat e çuditshme që ato bëjnë për ta.

8. Kafshimi i buzës së poshtme. Edhe ky është një detaj që meshkujt i josh gjithmonë. Një element flirtimi u nxit atyre më shumë fantazinë. Nëse doni të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni pak buzën e poshtme dhe ai është i gatshëm të bëjë gjithçka.