Drama e çiftit korçar, Burri ishte tapë, kurse gruaja kryen marrëdhënie me grekun…

671

Mesa duket pushimet në Korçë për një çift të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhtinë e gruas me kumbarin. E sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.

“Një çift shqiptar që jetonte në Greqi është kthyer në Korçë për pushime. Me vete çifti kishte marrë edhe kumbarin grek që i kishte pagëzuar. Një natë përpara se të largoheshin nga Shqipëria burri kishte pirë shumë alkool dhe është shtrirë për të fjetur.

Pasi gruaja është siguruar se burrin e ka zënë gjumi ka shkuar në dhomën ku qëndronte kumbari dhe ka kaluar disa momente romantike me të. Kur burri është zgjuar në mëngjes ka zbuluar se ç’kishte bërë gruaja, ai i ka grisur pasaportën dhe më pas ka rrahur kumbarin. Më pas burri është kthyer vetëm në Greqi dhe i ka thënë gjithë fisit se është ndarë me gruan”, tha gazetarja.