Si ndikojnë ngjyrat në gjendjen tuaj shpirtërore?

1918

Ja ngjyrat më të shpeshta dhe si ndikojnë ato në jetën tuaj:

E verdha: Ndikon për t’u përqendruar. Nëse keni ngjyrën e verdhë pranë, sipas intv.al me siguri do ju ndihmojë të përqendroheni sa më shumë. Mbajeni edhe në zyrë, do jeni më produktivë në punë.

E kaltërta: Është ideale për t’u qetësuar. Quhet si fatsjellëse. Kjo shpjegon dhe faktin se deti dhe qielli na qetëson shumë. Duke na qetësuar, mund të kemi fat për të na ecur gjërat, pasi gjendja shpirtërore e mirë, sjellë gjëra të mira.

E gjelbërta: Është ngjyra e natyrës, dhe  ka një efekt qetësues. Prania e bimëve ushtron një efekt të dobishëm në nivelin psikologjik. Mundohuni ta keni pranë sa më shumë këtë ngjyrë.

Portokallia: Është ngjyrë e ngrohtë dhe stimulon mendjen. Ndikon shumë të humori dhe ju bën optimistë.