‘Boll postove foto ushqimesh’, Lori Hoxha ka një përgjigje epike për fansin që e kritikon.

608

Gjithçka ajo poston në instagram, kthehet sakaq në një mani, ose në një stil të preferuar jete që shumë vajza ëndërrojnë ta kenë. Këtë herë, nuk bëhet fjalë për luksin, apo ndonjë trend të ri veshjeje që Lori Hoxha ka përcjell përmes fotove e videove, por për ushqimin.

Prej disa kohësh, ajo është zhvendosur në Londër, ku disa angazhime të rëndësishme e kanë pozicionuar Lorin atje, e fakti që ajo është duke eksploruar restorante dhe vende ku haet mirë, e kanë shtyrë që shpesh të postojë dhe foto të ushqimeve të preferuara, nga pjata e parë deri tek ëmbëlsira. Disa e kanë duartrokitur këtë veprim dhe e kanë ndjekur me interes çdo postim të sajin, por në mesin e tyre ka edhe nga ata kundër, që nuk u duket fort normale të postuarit e kësi fotosh.

“Të lutem mos. Nuk e di por mendoj të postosh ushqim është diçka shumë e ulët dhe budallaqe (dhe shumë e mërzitshme). Në vend të tij mund të postosh disa veshje të bukura” – i shkruan ndjekësi në profilin e saj zyrtar. Ju mendoni se Lori e mbylli me një lexim të mesazhit? Jo! Përkundrazi! Vendosi që ta shndërrojë në një temë diskutimi madje. “Mua personalisht më pëlqen të di ku hanë njerëzit dhe çfarë është e mirë në një qytet të caktuar, por nuk e di. Çfarë mendoni ju?”, ia kthen ajo fansit