Maks Haxhia rrëfen gafat e prokurorisë

499

Një seancë maratonë që ka zgjatur 10 orë, e shoqëruar me kundërshti nga ana e avokatëve. 24 nga 34 të pandehurit e çështjes “Avdylaj” kanë mbetur në arrest me burg, mes tyre Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

Avokati mbrojtës i ish-deputetevë socialist Arben Ndoka dhe Arben Çuko, i cili e ka cilësuar këtë proces të montuar nga ana e prokurorisë dhe e atyre që janë poshtë saj.

Në fjalën e tij për mediat avokati Maksim Haxhia, deklaroi se gjykatësi Bibë Ndrecaj i ka kërkuar falje motrës së Ndokës, Mimozës duke i thënë se nuk kishte dijeni se kishte një fëmijë disa-muajsh që e ushqente me gji. Avokati tha se Gjykata nuk ka bërë asjgë më shumë se noterinë e Prokurorisë, pasi një gjyqar kur merr një proces duhet që ta shqyrtojë atë në çdo detaj të saj.

Gjithashtu ai theksoi se përveç kësaj ishin dhe tre të moshuar ku vetë ligji thotë ndalohet caktimi i masës me burg per personat që janë mbi 70 vjeç dhe për gratë me fëmijë të mitur.

Ndërkohë në lidhje me akuzat për të pandehurit ai i ka cilësuar një episod skandaloz, dhe se faktet qe ato zoterojne skane lidhje me provat.

“Akuzat janë një tjetër episod më skandaloz, ato lidhin persona që nuk njohin njeri tjetrin. Dosja nuk është studiuar. Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avokati i dy ish-deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë. Po të shihnin bisedat telefonike, Cuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë sepse mund të bëhen pisllëqe. Janë momntuar fakte dhe janë sërvirur fakte që skanë të bëjnë fakte që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën që ka të bëjë në përgjime. Përgjimet flasin për periudha kohore prej 5-6 muaj ato i paraqesin per 10 ditë.”

Ndër të tjera ai ka thënë se gjatë zhvillimit të seancës për shkak të tensionit të krijuar aty, u hodhën akuza të shumta dhe në drejtim të politikës, ne jemi kurbanët e integrimit. Sipas avokatit e gjithë kjo bëhet për një shoë për tu treguar të tjerëve se u kap grupi i strukturuar kriminal, por që ska të bëjë fare me vepra konkrete dhe pasoja konkrete për të cilën ata akuzohen.