Lubonja komenton financimet greke: Shifra të çmendura, të hiperbolizuara!

519

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për financimet greke për mediat apo gazetarët në Shqipëri.

Ai shprehet i çuditur nga shuma e madhe që është ofruar nga Greqia edhe pse thotë se mund të jetë e hiperbolizuar.

Sipas tij, nuk është se në vendin tonoë kemi parë kaq shumë aktivitetet pro-greke.

Sherr për financimet për mediat dhe individë në Shqipëri për klimë në favor të Greqisë

“Më ka çuditur shifra e madhe, gjithë këto para, kush janë këta, gati e pabesueshme. Zakonisht ka një transparencë për këto para, por që të jepen para në mënyrë të fshehtë me qëllim që një organizatë, grup njerëzish, gazetarë të punojnë për interesat e Greqisë më duket gati e pabesueshme. Nuk i kemi parë këto aktivitete pro-Greqisë këtu në Shqipëri, s’është s’e kemi parë me thënë të drejtën. Pashë që kishte dhe për Idrizin, që supozohet të jetë armiku 1 i tyre. E dyshoj, më duket e hiperbolizuar”.

Lubonja bëri dhe një analizë të deklaratave të Bashës se në vitin 2019 përveç zgjedhjeve lokale do të ketë dhe zgjedhje parlametare.

Deklarata e Bashës se në 2019 nuk do ketë vetëm zgjedhje lokale por dhe parlamentare. Ka gjasa të ndodhë?

“Qëllimi i tij është të krijojë sa më shumë ndjenjën që kemi një qeveri që duhet të largohet 1 orë e më parë. Po se sa kjo strategji do jetë e suksseshme dhe sa ky sistem do vazhdojë të jetojë, kjo mbetet për t’u parë. A do shkojnë të fortët për të siguruar votat, se dhe të fortët do ndahen me partitë. A do rrinë këtu apo do ikin te pala tjetër, ky sistem që është ngritur ku krimi i oligarkisë që politika i shërben një grupi të fortësh dhe jo qytetarëve, ky sistem kërkon alternativën. Ndërtimi i alternativës më duket goxha i vështirë, pas këtij sistemi që ka kapur gjithçka në vend, dhe një lloj opinioni publik që i është nënshtruar këtij sistemi, se njerëzit thonë që s’ndryshohet Shqipëria”.