Haradinaj mbërrin në Shkodër dhe takon Voltana Ademin, ja arsyeja e vizitës

639

Nga qyteti i Shkodrës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se transformimi i FSK në Ushtri po ndodh edhe me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.Se bashku me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, ai ka vendosur kurora me lule tek busti i Isa Boletinit.

Pas vendosjes se kurorave Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në një qytet si Shkodra që e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

“Faleminderit Shkodër për kujdesin që kanë bërë në të gjitha etapat edhe në kohën e luftës, atëhere kishim UÇK. Populli i Kosovës ka gjetur ngrohtësi këtu në Shkodër edhe kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë rrugën drejt konsolidimit të Kosovës shtet. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë po ndodh, me respektin e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.”- tha Haradinaj.