Bujar Qamili e tregon hapur nëse pi apo jo hashash!

1002

Bujar Qamili është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, por edhe vetë ai është shumë i dashur me të gjithë dhe gjithmonë shfaqet duke qeshur. Bujari është i ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku moderatori e quajti këngëtarin mishërim të buzëqeshjes.

“Kur mendon për Bujar Qamilin sheh gjithmonë një portret të qeshur”, tha Ermali. Mirëpo kjo pjesë nuk mund të kalonte pa të qeshura mes moderatorit dhe këngëtarit.

“Ça problem ke se këta që pinë hashash qeshin gjatë gjithë kohës”, i tha Ermali Bujarit. “Më pëlqen vetja”, u përgjigj këngëtari duke qeshur.