Bëhuni gati! Ja çfarë pritet të ndodhë me motin duke nisur nga e hëna

722

Nuk do të zgjasin pafund ditët e bukura me diell që kanë shoqëruar këtë tetor. Meteoalb parashikon se e shtuna do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Lindore, ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

Ndërsa e diela, sipas Meteoalb, shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore.

Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme ne Jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.