Alarma për bombë, policia rrethon 15 katëshin

620

Forca të shumta policie, janë parë mbrëmjen e sotme në qendër të Tiranës, përpara hotel Tirana (15 Katëshi). 55 news ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen shiritat e sigurisë dhe forcat xheniere në vendin e ngjarjes.

Shkak janë bërë disa dyshime për një bombë. Një qytetar ka harruar një pako mbi gurin dekorativ në shesh (përpara 15 katëshit). Çanta është raportuar si e dyshimtë tek 112. Menjëherë aty ka mbërritur policia, ndërsa forcat xheniere kanë kryer shpërthim stimulant të pakos së dyshimtë.

Si për ironi të fatit në pakon e dyshimtë që alarmoi gjithë policinë e Tiranës dhe shkaktoi panik të qytetarët u gjetën një palë këpucë për femra.