Shpërthen Demalia: Gjendja është alarmante, ja ku po shkojmë

728

Ilir Demalia në një lidhje për skype në “360 Gradë” në Ora News, tha se gjendja ku ndodhet Shqipëria është e rëndë dhe fajtor për këtë nuk është përgjegjës vetëm Edi Rama, por e gjithë shoqëria që është kompromentuar.

Demalia: “Unë them edhe më shumë, nga babëzia, padija dhe poshtërsia e qeveritarëve që kemi pasur, sidomos gjatë këtij tranzicioni. Nuk është e vështirë për të kuptuar situatën që ndodhemi ne sot. Problemi është fare i thjeshtë. Ne kemi dështuar edhe si klasë ekonomistësh, si politikanë. Kjo gjendje nuk është vetëm e Edi Ramës. Edi Rama ka një mijë poshtërsira.

Nga qelbësira shkojmë në qelbësirë. Të gjithë janë të kompromentuar me regjimet shtetare politike. Kanë kompromentuar jo vetëm sistemin, por edhe sistemin e edukimit. Çfarë studentësh ka prodhuar shkolla ku jep mësim Civici, që nxjerr studentë si Xhisiela që është bërë qendra e botës.

Këtë gjendje nuk e ka bërë as Rama vetëm, as Berisha vetëm. E kanë bërë të gjithë bashkë. Problemi është i formave dhe i mënyrës. Ndoshta edhe Civici nuk ka çfarë të bëjë, por ka fajin e vet. Tani kemi ra të gjithë në një pikë ku pranojmë dështimin e shtetit. Gjendja është alarmante dhe duhet forcë që të pritet kjo nyje gardiane.

Ti ke kryetarin e grupit të PS-së që udhëton me chartera me grupe kriminale. Si mund të qëndrojë në detyrë. Në një vend normal e kapin dhe mund ta hedhin në kazane plehrash.”