FOTO/ Në qendër të “Zogut të Zi”, vendoset kryevepra e skulptorit shqiptar me famë botërore

1296

Tirana ka tashmë një tjetër vepër të mirëfilltë artistike. Bëhet fjalë për skulpturën e Helidon Xhixhos, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, e cila është vendosur në një nga nyjat më të rëndësishme të Tiranës, siç është rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”. Skulptura e krijuar nga Xhixho paraqet një vepër abstrakte, të shndritshme dhe që vjen si një stoli shtesë për rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” që i është nënshtruar gjithashtu rikualifikimit. “Mirëmëngjesi nga Zogu i Zi, ku artisti shqiptar bashkëkohor – ndër më të njohurit botërisht – Helidon Xhixha, po i jep dorën e fundit kryeveprës së tij në hyrje të Tiranës…edhe pak e jemi gati!” shkruan Veliaj në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe një video që tregon veprën e Xhixhos.

Vepra e Xhixhos është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme.

Ndërkohë që më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, ka thënë se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve