Falsifikonte pasaportat biometrike, ndalohet një polic në Shkodër

1704

Një punonjës policie në Shkodër është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike.

Njoftimi i policisë:
Me shkresen nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Kom i Policise Malesi e Madhe ka përcjellë në Bashkine Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.
Diten në fjale, sipas procesverbalit përkates të kqyrjes, në Kom e policise ka qenë në detyrë si patrulle oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj.

Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, te Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara.