Arrestohet juristi i Hipotekës së Fierit

554

Është arrestuar në Fier juristi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer korrupsion.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran, Fier.(me profesion Jurist në ZRPP Fier).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 26.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.