“Po u hap çanta ime, gjysma e politikanëve duhet të shkojnë në burg”/ Braho tregon të vërtetën

971

Deputeti i LSI, Spartak Braho, duke hyre gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes maxhorances dhe opozites ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Spartak Braho during a parliamentary session.

Në një intervistë për gazetën “Dita” deputeti socialist Spartak Braho flet për çantën e tij të njohur dhe dosjet që fshihen brenda saj. Pavarësisht se e konsideron të hiperbolizuar historinë e çantës, nuk e fsheh faktin se brenda saj ruhen çështje të nxehta.

Pjese nga intervista

I nderuar Spartak, çfarë “fshihet” realisht në çantën tuaj? Ma kanë thënë këtë lexues të shumtë të gazetës DITA pasi lexuan bashkëbisedimin tonë të djeshëm… Pra le të kthehemi edhe një herë te çanta juaj dhe ato që “fshihen” apo ruhen brenda saj…

– Ju e kishit hiperbolizuar shumë atë punën e çantës në gazetë. Edhe mua më kanë telefonuar shumë njerëz sot. E meqë ju këmbëngulni në këtë pikë le të sqarohemi: Çanta është një simbol, është kujtesë, një memorie historike, është metaforë. Ky simbol dhe kjo memorie mbart kuptimin e një shoqërie që ende vuan nga krimi e korrupsioni ende të pandëshkuar. Por memoria historike nuk na lejon të gabojmë. Ajo na kujton se krimet duhen ndëshkuar dhe duhet të marrë fund njëherë e mirë mendësia e pandëshkueshmërisë. Për shembull ne dje folëm për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Unë isha në krye të një komisioni parlamentar dhe treguam me gisht përgjegjësit e asaj gjëme që ndodhi. Por çfarë u bë më tej? Kanë kaluar 20 vjet. Cili u ndëshkua? Asnjë. Kjo është e pafalshme…

– Sa e vërtetë është ajo shprehja se po hapët çantën, gjysma e politikanëve duhet të shkojnë në burg?

– Është metaforë që ka një bërthamë të vërtete brenda saj. Por ta thashë, Prokuroria edhe pa çantën time po veproi mund të çojë në burg shumë politikanë. Prandaj dhe unë këmbëngul te bërja e reformës në drejtësi. Arsyeja që ajo pengohet këtë synim ka: mosndëshkimin e të inkriminuarve në politikë, etj. Dhe këtë pengesë e bën politika.