Gratë hezitojnë të vizitohen tek mjeku nga “turpi”

582

Shqiptaret vazhdojnë te shkojnë tek mjeku vetëm kur kane dhimbje. Kjo 65-vjeçare për shkak te turpit, gjate gjithë jetës se saj nuk ka kryer asnjë kontroll te gjirit. Sot ka ardhur nga Valiasi ne Tirane e detyruar nga shqetësimet e shumta mjekësore. Me shume se sa ankthit te përgjigjes i druhet vizitës dhe përballjes me mjekun.

Mjeket tregojnë se gjate vizitave te kryera ne 10 ditëshin e pare te tetorit, ne 25% te grave janë konstatuar probleme. Specialistet e shëndetit publik bëjnë apel për diagnostikim te hershem pasi kanceri i gjirit është me i përhapuri ne popullate madje edhe tek meshkujt.

5 mije paciente rezultojnë te sëmurë nga kanceri i gjirit ndërsa vdekshmëria mbetet e larte. Sipas një studimi te kryer për shpërndarjen e kësaj sëmundje ne vend, qarku i Fierit zë vendin e pare për numrin me te larte te grave te prekura nga kanceri i gjirit. Me pas vijnë Vlora e Tirana. Ndërsa numrin me te ulet te sëmundshmërise nga tumoret e gjirit e ka qarku i Shkodrës.