Bllokohen 17 mjete lundruese të paligjshme

677

Ka vijuar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm aksioni kundër peshkimit të paligjshëm në lagunën e Nartës.

Aksioni është zhvilluar nga Inspektoriati i Peshkimit, i mbështetur edhe nga policia e Vlorës.

Në total janë sekuestruar 17 varka pa dokumentacion përkatës, ndërsa janë shoqëruar dy persona.

Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së memorandumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016.