Jeni çift? Sekreti që duhet të dini për tradhëtinë…

611

Tradhëtia është një ves që ka një ndikim shumë negativ në mbarëvajtjen dhe shëndetin e një marrëdhënie në çift.

Në një çift rastet më të shumta të tradhëtive shënohen nga meshkujt, janë ato personat më të prirur për të tradhëtuar dhe veçanërisht nëse ato kanë diplomë universiteti ose nëse punojnë në ndonjë bar/kafene.

Sipas një studimi më të fundit rezulton se puna si banakier i bën edhe gratë më të prira të tradhtojnë, por nëse e kanë të kryer universitetin, ato janë më pak të prira sesa meshkujt që ta kryejnë aktin e tradhtisë.

Të paktën kështu sugjeron një studim i ri nga hulumtuesit suedezë, të cilët i kanë anketuar qindra mijëra çifte për më shumë se 20 vjet. Hulumtuesit besojnë se edhe biznesi i restoranteve inspiron më shumë afera sepse punëtorët shpenzojnë më shumë kohë me kolegët e gjinisë së kundërt.

Sa i përket edukimit, edhe shkencëtarët kishin mbetur paksa të habitur: ata nuk kishin mundur ta gjenin ndonjë arsye se përse shkollimi ndikon ndryshe te meshkujt dhe te femrat sa i përket tradhtisë.

Në anën tjetër, fermerët, punëtorët e bibliotekës dhe kimistët rezulton se janë më së paku të prirë të tradhtojnë.